Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar se është operuar, pas diagnostifikimit me kancer të gjirit.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ajo ka njoftuar se sot është liruar nga Klinika e Kirurgjisë Torakale, pas operimit.
“Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim.
Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, JU LUTEM ta bëni sa më parë. Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia.” – ka shkruar ajo.