Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin Maqedonci dhe deputetë kanë shkuar për ngushëllime te familja e pjesëtarit të FSK’së, Liman Musliu, që vdiq të shtunën derisa po punonte në ndërtimtari.
ZKM njofton se Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të Musliut dhe tha se ai do të kujtohet për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe FSK’së.
“Ai u shprehu familjarëve dhe miqve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre, Liman Musliu, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë për kontributin kombëtar dhe shërbimin ndaj vendit dhe Forcës së Sigurisë së Kosovë.”
“I ndjeri Liman Musliu ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe zyrtar civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.”