Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e ka mohuar lajmin se do të jetë pjesë e listë zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Madje, ai ka thënë se as mendja nuk i ka shkuar ta bëjë një gjë të tillë.
“Nuk është e vërtetë, as mendja s’më ka shkuar bile të jem pjesë e ndonjë liste tjetër zgjedhore. E demantoj fuqishëm”, ka thënë Veliu për Llapi.info.