Është gjetur dhe identifikuar trupi i pajetë i profesorit Gani Rudaj nga Prizreni.

Kjo është konfirmuar nga ana e familjarëve të tij, raporton portali PrizrenPress.

Theksojmë se Trupi i pajetë i profesorit Rudaj u gjet një muaj më parë në Prishtinë, ndërkohë që identifikimi i tij është bërë sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Profesori Rudaj kishte humbur kontaktet me familjen që nga data 27 gusht 2024, pas një trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.