Tetë të mitur janë arrestuar në Malishevë, meqë janë përfshirë në një rrahje ndërmjet tyre. Në rast dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Malishevë 14.11.2024 – 14:05. Janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.