Ministri i Bujqesisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka reaguar ashpër në lidhje me lajmet që po qarkulllojnë, ku thuhet se ai ka ndikuar që vëllai i deputetes, Fitore Pacolli të përfitojë rreth 100 mijë euro grant.
Peci ka thënë se nuk mund ta ndalin as me plumba e as me ujë.
Tutje ka deklaruar krejt këto sulme po i ka, pasi Ministria e Bujqësisë po ka suksese.
”Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim!”, ka shkruar ai.
Peci i ka quajtur horra e kriminela ata që e kanë akuzuar për keqpedorime.
”Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra.”
Postimi i plotë:
Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba!
Po e vështroj me kujdes shthurjen mentale të akuzave e shpifjeve!
E nisi sulmin paterica e PDK-së, LDK ja e bitisi PDK-ja me kërkesa për shkarkime!
Veç pritni kriminela!
Nëse deri tash kam treguar etikë në të shprehur, nga tash e tutje do flas më hapur se asnjëherë tjetër e do t’iu demaskoj si kurrë më parë!
Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë e ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju! Bile ky ndryshim radikal ju tmerron sepse nuk mund ta imagjinoni që instalacioni kleptomaniak i qeverisjes suaj më nuk ekziston. Është përtej realitetit tuaj meritokracia si bazë e parim!
Andaj, durim horra se nga nesër, çdo ditë do ta shpërfaqi pafytyrësinë e kriminalitetin tuaj me emra.