Në raportin e fundit realizuar nga Gallup-i e rendit Kosovën në top 24 shtetet më te sigurta në botë, duke e renditur në vendin e 12.

Në pyetjen se a ndiheni të sigurt duke ecur vetëm natën në qytetin apo zonën ku jetoni, Kosova përgjigjet me 87% se ndihen të sigurt.

Rajonalisht, të paktën shtatë në 10 njerëz ndihen të sigurt në Azi-Paqësor, Evropën Perëndimore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Amerikën Veriore (SHBA dhe Kanada) dhe Euroazinë post-sovjetike.

Nga të gjitha rajonet, Euroazia post-sovjetike ka fituar më shumë terren në dy dekadat e fundit; pothuajse dy herë më shumë u ndjenë të sigurt në 2023 (71%) sesa në 2006 (37%).