Një grua në Podujevë ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë psikike dhe se njëkohësisht është duke i bërë presion që në gjykatë të dëshmojë në të tij.

Bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin dhe me dëshirën e saj, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.