Screenshot

Sot i jepet lamtumira e fundit 21 vjeçarit nga Malisheva, Rilind Thaqit, i cili vdiq si pasojë e një aksidenti të rëndë në Itali para disa ditësh.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 14:00, në varrezat e fshatit Pllaqicë.

“Miq e bashkëvendas, ju njoftojmë se varrimi i djalit te axhes, Rilind Thaqit behet sot në orën 14:00 ne varrezat e fshatit Pllaqice”, ka shkruar vajza e axhës së të ndjerit.

21-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e aksidentit të rëndë me veturë derisa po kthehej nga Jesolo në zonën e Venedikut, pasi vetura e tipit BMW me të cilin po udhëtonte, që drejtohej nga kushëriri i tij 24 vjeçar, kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me një shtyllë nga ana e pasagjerit, ku edhe ndodhej Rilindi.

Kushëriri i tij që kishte qenë duke drejtuar veturën ka pësuar lëndime dhe pas trajtimit në spital është liruar.

Screenshot