Gjatë natës së ardhme mund të ketë reshje bore me vetëtima dhe bubullimë.
Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje dhe rrebeshe të herëpashershme lokale shiu. Në qendër-lindje ende mund të ketë intervale të shkurtra kohore me diell dhe shumë pak reshje gjatë ditës.
Në mbrëmje intensifikim i reshjeve të shiut dhe lokalisht rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më vonë (afër mesnatës) depërtim i frontit të ftohtë ajror me reshje të dendura bore.
Reshjet e dendura të borës do të fillojnë në veri dhe verilindje të vendit, pastaj në shumë pjesë tjera të Kosovës. Ka mundësi që të mos ketë borë në disa ultësira të Dukagjinit, por shi dhe rrebeshe të fuqishme me vetëtima dhe bubullimë.
Gjatë depërtimit të frontit të ftohtë mund të ketë erëra mjaft të fuqishme nga veriu. Gjatë ditës priten erëra nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa erërat veriore fillojnë vonë në mbrëmje ose pak para mesnate, varësisht nga ecuria e frontit të ftohtë ajror.
Sipas MeteoBallkan, erërat e forta nuk do të zgjasin shumë dhe nuk do të kapin tërë territorin. Temperatura gjatë dites deri në 14 apo 15 gradë Celsius, ndërsa zbresin vetëm pasi të fillojnë erërat veriore vonë në mbrëmje ose në mesnatë.