Me kënaqësi pranuam informatën se është nënshkruar kontrata për investimet e reja në kuadër të efiçiencës së energjisë në Komunën e Podujevës, nga Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE).
Këto projekte përfshijnë investime në objekte shkollore, duke përmirësuar kushtet e mësimit për mësimdhënësit dhe nxënësit tanë 👩🏫👨🎓, si dhe duke kontribuar në kursimin e energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Me projektin e efiçiencës do të investohet në:
• IAAP “Isa Boletini”,
• SHFMU “Ali Ajeti” Lladoc,
• SHFMU “Hamit Sejdiu” Kërpimeh,
• SHFMU “Shefki Kuleta” Tërrnavë,
Në të gjitha objektet shkollore do të realizohet:
✅ Izolimi termik i mureve dhe kulmeve,
✅ Ndërrimi i dritareve,
✅ Përmirësimi i ndriçimit
✅ Përmirësimi i sistemit të ngrohjes dhe ujit sanitar.
I falënderoj Fondin Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) për investimet në Komunën e Podujevës!