Kompania e kontraktuar nga Komuna për mirëmbajtjen e rrugëve ka filluar pastrimin e rrugëve që nga mbrëmja e së mërkurës, kur edhe kanë filluar reshjet e borës.
Edhe gjatë ditës së sotme ekipet kanë dalë në terren dhe janë duke pastruar rrugët, trotuaret dhe Bulevardin e Qytetit, në mënyrë që qytetarët të mund të lëvizin lirshëm.
Ndërkohë që, edhe punëtorët e Ndërmarrjes Publike Lokale “Eko Llapi” me makineritë e tyre po bëjnë pastrimin e trotuareve.