OPATIJA, 08. 03. 2011. - BENZIN, BENZINSKA STANICA, NAFTA, PUMPA, POSKUPLJENJE, CIJENA, TANK, TANKANJE, 10 KN, INA SNIMIO: VEDRAN KARUZA

Më 22 nëntor 2024, çmimi i naftës ka shënuar një rritje të ndjeshme prej më shumë se 4%, duke arritur nivele të reja të larta. Kjo rritje e papritur është ndikuar nga zhvillimet e fundit në krizën ndërkombëtare, veçanërisht nga tensionet që vazhdojnë të përshkallëzohen mes Rusisë dhe Ukrainës, me paralajmërimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për mundësinë e një konflikti global.

Në bursën amerikane, çmimi i naftës u rrit me 0.34%, duke arritur në 70.44 dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës nafta u rrit me 17 cent, ose 0.32%, duke arritur në 74.55 dollarë për fuçi. Ekspertët e tregut sugjerojnë se kjo rritje vjen si rezultat i një kombinimi faktorësh, përfshirë zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e Britanisë për të lejuar Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi për të sulmuar brenda territorit rus.

Por si varijojnë çmimet e derivative në Kosovë ka treguar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani. Ai ka thënë se sot çmimet e derivateve në tregun kosovar sillen përafersisht: disel 1.18 cent deri në 1.28 cent, Benzina 1.20 deri 1.29 cent.

“Këto çmime në tregun kosovar janë mbi dy muaj. Ka pasë lëvizje në berz po çmimet me pakicë deri sot nuk kanë levizë. E saktë është se ka rritje në berz po te ne nuk ka levizje të çmimeve. Qytetart tanë janë duke u shërbyer me çmime më të ulëta ne regjion përveç Maqedonisë Veriore. Sot çmimet në Shqipëri janë: diseli 1.87 cent, benzina 1.88 cent. Çmimet në Serbi: diseli 1.79 cent, benzina 1.80 cent Për standardin tonë qytetart tonë çmimi real kishte me qenë 1 €. Por, çmimi nuk e dikton as Qeveria as shoqata e Naftëtarve por çmimin e përcakton berza. Ka një javë që ka rritje në berz, ndërsa çmimet në tregun kosovar janë stabile”, ka thënë Berjani për rtv21.tv..

Nafta apo ari i zi, është ndër produktet më të kërkuara edhe në Kosovë.

Sipas kryetarit të naftëtarëve të Kosovës, vetëm brenda një dite Kosova importon përafërsisht 3 milionë litra derivate.

“Import ditor ka përafërsisht 100 autobota ose tre milionë litra përafërsisht. Kryesisht importi bëhet nga Shqipria”, ka thënë Berjani.

Si ndikojnë çmimet e naftës te konsumatorët

Nafta bruto është malli më i rëndësishëm strategjik në botë. Ka mbi 4000 nënprodukte të naftës dhe çmimi i saj ndikon pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe në çdo sferë të jetës sonë.
Andaj, rritja e çmimeve të naftës kontribuon në kosto më të larta të transportit që mund të rezultojë në rritjen e çmimeve të mallrave.

Për më tepër, duke rritur çmimet e energjisë në përgjithësi, rritja e çmimeve të naftës kontribuon në nivele më të larta inflacioni që ushqejnë fuqinë blerëse të konsumatorëve.

Sipas projeksioneve të stafit të Eurosystem, “një rritje prej 1% e çmimeve të naftës do të nënkuptonte një rënie të nivelit të prodhimit potencial të zonës së euros prej rreth -0,02% në afat të mesëm”.