Reshjet e dendura të shiut që kanë nisur pasditen e së premtes kanë rritur nivelin e lumenjve dhe përroskave të Komunës së Podujevës, duke rritur kështu edhe rrezikun për vërshime.
Për të parë nga afër gjendjen, në terren kanë dalë drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi dhe drejtori i Inspeksionit, Shuajb Blakçori.
Drejtori Selimi tha se në fshatin Pakashticë niveli i lumit është rritur, por tash për tash situata është nën kontroll. Ai tha se do të vëzhgojnë nga afër gjendjen dhe nëse ka nevojë do të intervenojnë me kohë.