Tre persona janë arrestuar të dielën lidhur me rastin e rëndë të vdekjes së punëtorit 25-vjeçar në Prizren. Arbër Gërguri mbeti i vdekur në vendin e punës, pasi një mjet i fortë i ra në kokë dhe i shkaktoi lëndime të rënda.
Të dyshuarit që u prangosën janë menaxherë dhe të njëjtit tashmë janë dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren.
Ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.