Është zhdukur një grua në Obranqë të Podujevës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raport.