Kanali i ujit të Ibër-Lepencit është dëmtuar pas një shpërthimi që ka ndodhur mbrëmë në Zubin Potok. Nga Qeveria e Kosovës e kanë cilësuar këtë si akt terrorist, e ndërkombëtarët e kanë dënuar fuqishëm këtë sulm.
Ndërsa tashmë lidhur me rastin policia është duke kryer bastisje në fshatrat Varage dhe Ugljare, në territorin e komunës së Zubin Potokut.
Zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka konfirmuar se janë duke u kontrolle.