Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka përsëritur frazën se ai beson në shtetin e Kosovës dhe potencialin që ka vendi ynë.

Në ‘Turneun e Ndryshimit’ në Gjilan, Abdixhiku tha se dëshiron ta sheh Kosovën jo si të fundit në rajon, por si një vend prijetar në rajon.

Për ta bërë këtë, Abdixhiku ka premtuar 5 miliardë euro investime.

“Dhe nga Gjilani, vendlindja e kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, më lejoni të them se s’ka forcë, akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës.

E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë.

Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Unë besoj në Republikën e Kosovës” ka thënë Abdixhiku.