Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli do të mbajnë konferencë për media sot.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ku tutje thuhet se konferenca pritet të fillojë nga ora 17:30.

Arsyet kryesore të mbajtjes së konferencës nuk janë bërë publike.

Ndryshe, vlen të theksohet se të premtën e 29 nëntorit ka ndodhur një sulm terrorist ku është sulmuar me eksplozivë kanali i Ibër Lepencit në komunën veriore të Zubin Potokut.

Ndërsa, në konferencën e jashtëzakonshme të Kurtit është bërë me dije se “Serbia qëndron mbrapa këtij sulmi”. E Bashkësia Ndërkombëtare kanë reaguar në mbështetjen e plotë të Kosovës, pas sulmit.