Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se ka nisur ofrimini shërbimeve në Urgjencën e re në qytetin tonë.
Në vizitë bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla, Bulliqi i ka uruar stafin dhe qytetarët për këtë projekt.
Shkrimi i plotë;
Sot, së bashku me Drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla, vizituam Urgjencën e re, e cila nga sot është zyrtarisht e hapur dhe në shërbim të qytetarëve.
Gjatë vizitës, takuam stafin shëndetësor, të cilëve u uruam suksese dhe punë të mbarë në objektin e ri. Theksova rëndësinë e përkushtimit të tyre për të garantuar shërbime sa më cilësore për pacientët.
Urgjenca e re ofron kushte moderne dhe të favorshme jo vetëm për stafin, por edhe për pacientët, të cilët tashmë do të kenë qasje në një hapësirë të re dhe shumë të përshtatshme për nevojat mjekësore.
Urime dhe suksese stafit shëndetësor dhe të gjithë qytetarëve!