Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë homazhe tek shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Në ditëlindjen e ish-presidentit, Bulliqi ka kujtuar rolin dhe vizionin për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Sot, në ditëlindjen e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, së bashku me kryesuesin e Kuvendit dhe drejtorët e Komunës bëmë homazhe për të nderuar figurën dhe veprimtarinë e jashtëzakonshme të tij.
Presidenti Rugova mbetet simbol i paqes, unitetit dhe vizionit për shtetndërtimin e Kosovës. Kujtimi dhe vlerat e tij do të mbeten gjithmonë frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!