KF. “Llapi” synon të fitojë tri pikë në ndeshjen e sotme që do të zhvilloj kundër KF. “Prishtina” në stadiumin në Merdar. Ndeshja fillon në ora 13:00.

Gjyqtarët e këtij takimi të xhiros së javës së 14-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës, janë B.Kosumi, E.Baliqi, I.Kabashi, F.Tahiri.

Deri tani, KF. “Llapi” gjendet në pozitën e tretë me 23 pikë, ndërsa KF. “Prishtina” gjendet në pozitën e dhjetë me 14 pikë.

Takimi i sotëm pritet të ndryshoj rezultatin e pikëve./Llapi.info