Një veturë ka goditur për vdekje një person të moshës 75-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai njoftoi se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rreth orës 17:00, është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në fshatin Kopiliq të Skenderajt. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar”, ka thënë ai.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa-jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje në konfirmim.