Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
Burime të Tëvë1 kanë bërë të ditur se i njëjti është arrestuar në shtëpinë e tij në Malishevë.
Ndryshe, Kilaj ka qenë ish-komandant i UÇK-së dhe i njëjti ishte arrestuar edhe më parë nga kjo Gjykatë – më 2 nëntor 2023.
Ai u lirua më 15 maj, me kushte të rrepta, në bazë të vendimit të gjykatësit të vetëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) të datës 3 maj 2024.