Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi do të marrë pjesë në takimin e organizuar me fermerë, në të cilin do të diskutohet për kërkesat, sfidat e fermerëve, si dhe për t’i informuar ata më shumë rreth projekteve të planifikuara nga Drejtoria për Bujqësi për vitin 2025.

Ky takim i cili është organizuar nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) do të mbahet të premten, më 06.12.2024 dhe fillon në orën 15:00. Takimi mbahet në sallën e Kuvendit Komunal dhe përveç Kryetarit Bulliqi, e pranishme do të jetë edhe drejtoresha e Bujqësisë, Lirie Hoti dhe zyrtarë tjerë komunalë.