Një dëshmitar i mbrojtur serb ka qenë dëshmitari i radhës në rastin e ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.
Prokuroria e ka prezantuar atë si person që kinse është arrestuar nga anëtarë të UÇK’së dhe është rrahur në një vend ku është marrë në pyetje.
“Më 1999 Dëshmitari 01225 u arrestua nga anëtarë të armatosur të UÇK dhe u dërgua në një vend ku u mor në pyetje dhe ku është rrahur. Ai gjithashtu ka dëgjuar britma të personave të tjerë që keqtrajtoheshin. Dëshmitari 01225 është liruar pas disa orësh”, deklaroi prokurori.
Përgjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja, dëshmitari ka pohuar se ka qenë pjesë e një njësiti serb në Kosovë, por që s’ka pasur ndonjë detyrë të veçantë. Madje, ka pranuar se njësiti në të cilin ka qenë ai, ka zhvilluar dyluftime nëpër “vende të vogla”.
Mbrojtja ka pyetur edhe lidhur me një deklaratë që ia ka dhënë ai prokurorisë, se ishin kryer vrasje në një fshat nga forcat serbe, që ka të ngjarë të kenë qenë paraushtarakë. Dëshmitari serb e ka mohuar një gjë të tillë.
Në shumicën e dëshmisë së tij, seanca ka kaluar në private.
Pjesë nga dëshmia:
Mbrojtja: Dëshmitar, i keni thënë se midis detyrave të tjera si pjesë e kësaj njësie që ju keni qenë, ka qenë që ju të mund të merreshit gjithashtu edhe me poret e ushtrisë?
Dëshmitari: Unë nuk është se kam pasur ndonjë detyrë të veçantë.
Mbrojtja: “Atje kishim llogore, ne kemi shkuar në mal sepse na duhej që të merreshim me këtë atje”. Keni thënë kështu?
Dëshmitari: Po. Kur kemi mbërritur në fakt ishin vende të vogla.
Mbrojtja: Po ashtu i keni thënë SIDF-së në të shkuarën se ndërkohë që nuk keni qenë të pranishëm atje, ju e dini që njësiti juaj ka qenë i përfshirë në luftime. A është e saktë kjo dëshmitar?
Dëshmitari: Po, kështu është.
Mbrojtja: I keni thënë Prokurorisë se kishit dëgjuar se ishin kryer disa vrasje atje dhe atje, e kam fjalën për një fshat, nga forcat serbe. Ka të ngjarë nga ata paraushtarakët gjatë luftës. A ju kujtohet kjo?
Dëshmitari: Në zonën time ku kam qenë atje, kështu që nuk e kam thënë.