Albert Baruti, një figurë e njohur në qytetin e Mitrovicës, ka kaluar shumë sfida në jetë, por ka arritur të triumfojë ndaj çdo vështirësie.

Ai është i njohur jo vetëm për përkushtimin e tij ndaj qytetit, por edhe për kontributet që ka dhënë në zhvillimin e tij, si aktivist dhe njeri që gjithmonë ka kërkuar mundësi për të përmirësuar jetën e bashkëqytetarëve të tij, shkruan Jepi zë

Albert Baruti është një nga këta figura, i cili me nismat dhe projektet e tij ka kontribuar shumë për të miren e qytetit.

Një nga sfidat më të mëdha që Albert Baruti ka përballuar ka qenë lufta me paralizën cerebrale. Ai ka kaluar 7 operacione të vështira dhe ka bërë një rrugë të gjatë rehabilitimi, por përpjekjet e tij dhe forca e tij shpirtërore kanë bërë që ai të triumfojë. Përkundër të gjitha vështirësive, ai ka arritur të tejkalojë kufizimet që kjo sëmundje i ka vendosur dhe të vazhdojë përpara me jetën e tij, gjithmonë me besim dhe shpresë.

Një burim i fuqishëm mbështetjeje dhe frymëzimi për Albertin ka qenë babai i tij i ndjerë, profesori universitar Blerim Baruti. Ai ka qenë jo vetëm një prind i dashur dhe përkujdesës, por edhe një donator i palodhur për djalin e tij. Blerim Baruti ka ndihmuar Albertin në çdo hap të jetës së tij, duke i ofruar mbështetje jo vetëm emocionale, por edhe praktike, për t’u përballur me sfidat e mëdha që i ka sjellë jeta, shkruan Jepi zë

Albert Baruti gjithmonë shpreh falënderime dhe mallëngjim të thellë për babain e tij, i cili ka qenë një nga shkaqet kryesore që ai ka mundur të përballojë dhe të kalojë çdo sfidë të jetës.

Ai e kujton me shumë dashuri dhe respekt gjithçka që babai i tij ka bërë për të, dhe e konsideron atë si një model të vërtetë të jetës dhe qëndresës./ Jepi zë