Grabitjet e vjedhjet nëpër shtëpi e banesa përveç që po sjellin humbje të mëdha, po shkaktojnë edhe pasiguri e ankth te qytetarët, që shpesh përballen me hajdutët, të cilët i zënë në flagrancë. Një rast i grabitjes ka ndodhur edhe dje rrugës për Prishtinë.

Një burrë ka raportuar në Polici se derisa kishte qenë në veturë, dy persona i kishin hyrë në veturë dhe nën kërcënimin e armës e kishin detyruar të lëvizë në drejtim të Prishtinës.

Ai ka thënë se gjatë rrugës, janë ndaluar afër një pompe të derivative dhe se e kanë zbritur nga vetura duke e marrë veturën e tij dhe larguar.

Policia ka thënë se tashmë e ka gjetur veturën dhe se një i dyshuar është arrestuar.

Rasti ka ndodhur tek një qendër tregtare.