Screenshot

Një rast i tmerrshëm ka ndodhur pak më herët në një qytet të Gjermanisë, në Magdeburg, ku një makinë i ka përplasur një turmë njerëzish në një treg për Krishtlindje.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, një person ka mbetur i vrarë e disa janë të plagosur.

Bëhet e ditur edhe se shoferi tashmë është arrestuar dhe se shumë oficerë policie dhe shërbime emergjente kanë dalë në vendngjarje.

“Kjo është një ngjarje e tmerrshme, veçanërisht tani në ditët para Krishtlindjeve,” tha kryeministri i shtetit të Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, ndërsa u nis për në Magdeburg.

Zëdhënësi i qeverisë rajonale Matthias Schuppe tha se ai dyshonte se incidenti ishte një sulm.