Dimri sjell numër të madh të bashkëatdhetarëve që vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit.
Andaj, kjo edhe rrit qarkullimin në pikat kufitare.
Nga të dhënat e fundit, Qendra për Menaxhim Kufitar e MPB-së tregon se mëngjesin e së shtunës pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë aktualisht te Dheu i Bardhë dhe Merdarë, ku shkojnë deri në 1 orë.
Në pikëkalimet tjera pritjet janë jo më shumë se 5 minuta.