Policia e Kosovës ka njoftuar për dy dënime ndaj dy shoferëve në Podujevë.

Njëri kishte hyrë me veturë në shesh, teksa tjetri tejkaloi në shirit të biçikletave.

Njoftimi i plotë:

Policia e Rajonit të Prishtinës po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik

Përveç angazhimeve ditore, policia ka pranuar denoncime nga qytetarët/mediat për shkeleje të ndryshme nga ngasës të automjeteve në trafik,  identifikimin dhe gjobitjen e të cilëve sot e kanë realizuar zyrtarët e stacionit policor të Podujevës.

Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.