Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Pejë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Poterq të Klinës, që fatkeqësisht përfundoi me fatalitet.

Shoferi i veturës që u aksidentua nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve dhe pasi u dërgua në Spitalin Rajonal në Pejë vdiq.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Pejë.

Zëdhënësi Fadil Gashi ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ndodhen njësitë policore dhe Prokurori i Shtetit.