Drejtori i shkollës “Hamit Sejdiu” – Kërpimeh, Qefser Behrami është pensionuar.

Pas shumë vjetësh përkushtim dhe udhëheqje në këtë shkollë. ai sot u largua duke lënë pas vetes një trashëgimi të shkëlyqer.

Lajmi për pensionimin e tij u publika në faqen zyrtare të shkollës.

Më poshtë postimi i shkollës dhe disa foto nga kjo ngjarje:

Sot, në ditën e fundit të gjysmëvjetorit të parë, në ambientin e shkollës tonë, përcollëm në pension drejtorin z.Qefser Behramin.

Pas shumë viteve përkushtimi dhe udhëheqjeje të shkëlqyer, ai largohet duke lënë pas një trashëgimi të vyer në shkollën tonë.

Drejtor Qefser, kolektivi i shkollës të falënderon për vizionin, përkushtimin dhe mbështetjen që keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve.

Urojmë që ky kapitull i ri i jetës tënde të jetë i mbushur me shëndet, gëzim dhe momente të bukura!