Katër persona janë arrestuar në Prizren pasi dyshohet se i kanë sulmuar fizikisht tre persona tjerë.

Është konfiskuar një thikë që dyshohet se është përdorur.

Katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet.

“VRASJE NË TENTATIVË- Rr. Remzi Ademaj, Prizren / 29.12.2024-01:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht tre viktima meshkuj kosovar të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje rasti vazhdon të hetohet.”