Ish-deputeti Faton Bislimi ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Bislimi e ka postuar përmbajtjen e kësaj letre në llogarinë e tij në Facebook.

“Më duhet ta pranoj se jam i emocionuar që Presidenti Biden ka lexuar shkrimin tim dhe më ka shkruar personalisht. Ky është një motivim i madh për të vazhduar punën time për forcimin e lidhjeve Kosovë-SHBA”, ka shkruar ndër të tjera Bislimi.