Ushtruesi i detyrës së zëvendës asistentit të Sekretarit të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n, Alton Buland, ka takuar sot Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në Pentagon.

Në njoftim thuhet se gjatë këtij takimi, u riafirmua angazhimi i fortë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës për forcimin e mëtejshëm të partneritetit në fushën e mbrojtjes.

Në këtë të dy zyrtarët theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë dhe të përbashkët për të avancuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si dhe për të përmbushur objektivat e përbashkëta në kuadër të NATO-s.

Screenshot