Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë shqiptuar 2099 gjoba trafiku.
Nga policia është thënë edhe se janë arrestuar 19 persona, nga të cilët 13 janë dërguar në mbajtje.
Tutje, në raport shtohet se kanë ndodhur 37 aksidente trafiku me dëme materiale, 22 me të lënduar dhe 2 me fatalitet.