Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar marrëveshje për mbulimin e ceremonisë së varrimit në territorin e Podujevës.

Në marrëveshjen e nënshkruar nga kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti, komuna ka marrë përsipër mbulimin e këtyre shpenzimeve në shumën prej 250 euro, kurse KBI i kryen shërbimet e varrimit sipas rregullave dhe traditave përkatëse.

Shkrimi i plotë:

Me Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti, kemi nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për subvencionimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit në territorin e Podujevës.

Si Komunë kemi marrë përsipër mbulimin e këtyre shpenzimeve në shumën prej 250 euro, kurse KBI i kryen shërbimet e varrimit sipas rregullave dhe traditave përkatëse, krejt kjo me qëllim që si institucione komunale t’iu gjindemi pranë familjeve në ato momente të dhimbjes kur i humbin më të dashurit e tyre.

Marrëveshja zbatohet nga janari 2025 deri më 31 dhjetor 2026, e që është vazhdimësi e marrëveshjeve paraprake, por që shuma financiare ishte më e vogël.