Ka ndërruar jetë imami nga Podujeva, Shefqet Pajaziti.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës.
Pajaziti ishte imam i xhamisë së fshatit Orllan.
Njoftimi i plotë:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 19 shkurt 2025, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë imami i xhamisë së fshatit Orllan, Shefqet ef. Pajaziti.
Varrimi i rahmetliut do të bëhet sot, më 19 shkurt 2025, në varrezat e fshatit Orllan, te kulla e Zahir Pajazitit, prej orës 15:00.
Lusim Zotin e Madhëruar që ta mëshirojë rahmetliun dhe ta gradojë me Xhenetin Firdevs!