Kompania “Fron” Sh.p.k Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Komunën e Podujevës, njofton publikun e interesuar për organizimin e një Debati Publik në lidhje me Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin e parku solar 4MW në Bajçinë të Podujevës.
Debati do të zhvillohet në datën 18.04.2025, në orën 11:00, në shkollën e mesme “Shaban Shala” në Podujevë.
Për ata që nuk mund të jenë të pranishëm fizikisht, debati do të mund të ndiqet në mënyrë virtuale përmes platformës ZOOM në këtë lidhje:
Për të marrë pjesë në debatin virtual, klikoni këtu
Pjesëmarrja juaj në këtë debat është e rëndësishme për shqyrtimin e ndikimeve të mundshme në mjedis dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të projektit.