Mitrovica është njëri nga qytetet ku praktikohen ritet fetare dhe mbahet Ramazani nga qytetarët.

Por në qytetin e minatorëve, ndodh edhe një fenomen interesant gjatë një muaji.

Kafenetë dhe restorantet largojnë alkoolin që e shërbejnë gjatë vitit dhe ofrojnë oferta për iftare.

Ky veprim i tyre mirëpritet nga qytetarët që mbajnë ramazanin, pasi e konsiderojnë si respekt për muajin e shenjtë.

Nëse një qytet kërkon alkool, atë nuk mund ta gjejnë përveç në rastet kur shërbehet fshehtas dhe jo në shishe të qelqi, por “kamufllohet”.

Këto kafene që gjatë vitit ofrojnë kokteje me alkool, gjatë muajit Ramazan ofrojnë meny të ndryshme për iftare. /JepiZe