Shumë llapjanë e fitojnë “bukën e gojës” me punën e tyre me autobusë nga Podujeva për në Prishtinë.
E punën e tyre po e pengon i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ai përmes inspekcionit dhe policisë i ka detyruar sot që autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë, të hyjnë me udhtarë në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke mos i lejuar të përshkojnë rrugën e vjetër.
Kjo nuk po iu konvenon udhtarëve nga Podujeva.
Ata për këtë padrejtësi nga Komuna e Prishtinës po kërkojnë ndihmën edhe të banorëve të Podujevës.