Mëngjesi do jetë mjaft i ftohtë dhe me temperatura të ulëta.
Dita do të vijojë fillimisht kryesisht e vranët, më pas nuk do të mungojnë intervalet kohore me diell.
Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 14 deri në 48 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C.