Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi me telegram ngushëllimi për vdekjen e ish drejtorit të Administratës Komunale, Gëzim Namani:

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen në moshë të re të avokatit, Gëzim Namani, i cili për një kohë ka qenë edhe drejtor i Administratës në Komunën e Podujevës.

Gëzimi do të kujtohet si një profesionist i dalluar.

Në emër të Komunës së Podujevës dhe timin shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe atyre që e njohën të ndjerin”.