Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur në rrugën “Gjeladin Kurbaliu” në Gjilan, pasi një grua nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndalur në një pikë kontrolli.

Sipas raportit të policisë, e dyshuara, duke tentuar të largohej, ka përplasur veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, duke shkaktuar dëme materiale. Pas ndjekjes, ajo është lokalizuar dhe arrestuar.

Gjatë arrestimit, e dyshuara ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, për çka ndaj saj është iniciuar një rast i veçantë për “Sulm ndaj personit zyrtar”. Me vendim të prokurorit, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.