Një rast i zhdukjes është raportuar mbrëmë në Fushë- Kosovë, ku një fëmijë i mitur është larguar nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ankuesi, babai i të miturit, ka njoftuar autoritetet rreth orës 21:00, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e djalit të tij.

Policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për lokalizimin e tij. Çdo person që mund të ketë informacione rreth vendndodhjes së të miturit, lutet t’i kontaktojë organet e rendit.