Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Nikçi deklaroi se pas veprimeve hetimore, në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ra rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave.

Ai theksoi se gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit AK 47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës.

“Me datë 23 mars janë pranuar informatat nga stacionin policor në Klinë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dollc. Pas veprimeve hetimore, në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ra rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave. Gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit A-47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës. Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, njëri për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve” dhe i dyshuari tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve””, tha Nikçi.