Avokati Arianit Koci ka komentuar mbi dy vrasjet dhe një vetërvrajeje që ndodhën brenda një dite në Vushtrri, duke theksuar se problemet rrënjësore që çojnë në këto tragjedi lidhen me shoqërinë dhe sistemet e saj të dështuara.
“Problemi është ma s’pari te shoqnia [për vrasjet]. Ne kemi probleme serioze, edukata familjare, kemi problem me shkollim”, ka thënë Koci në DPT Te Fidani.
Koci ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e edukimit të duhur në familje dhe institucionet arsimore.
“Shkolla fillore ka dështu. Shkollat e mesme kanë dështu. Kanë dështu komplet mediat, arsimtarët, profesorët, të gjithë ne kemi dështu. Edhe, një kohë të gjatë kultivohen jovlerat, dhe domosdoshmërisht vijmë në situatë në çfarë vijmë, si tash, për 24 orë i kemi tre të vdekur dhe i katërti i arrestuar mrena një qyteti”, tha ai.