87 persona të verbër dhe me të pamë të dobësuar janë identifikuar në komunën e Podujevës nga Shoqata me Persona të Verbër dhe me të Pamë të Dobësuar. Një gjë e tillë është bërë e ditur sot në takimin e kryetarit të kësaj shoqate, Ujup Rashica, me kryetarin e komunës së Podujevës, Agim Veliun.

Rashica tha se falë përkrasjes së Komunës së Podujevës kanë arritur që deri më tani në trevën e Llapit të identifikojnë 87 persona të verbër dhe me të pamë të dobësuar.

“Komuna e Podujevës vazhdon të jetë shembull i bashkëpunimit edhe për komunat e tjera, në territorin që mbulon shoqata jonë. Falë bashkëpunimit dhe përkrahjes që gëzojmë nga kryetari Veliu, ne po bëjmë një punë shumë efikase në teren në identifikimin e rasteve të reja dhe në ofrimin e mundësive për edukim dhe shkollim të personave të verbër dhe të pamë të dobësuar”, ka thënë Rashica.

Nga ana tjetër, komuna e Podujevës ka shprehur gatishmërinë e saj për ta ndihmuar këtë shoqatë

“Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin dhe përkrahjen për këtë shoqatë, sepse puna që po bëni është shumë fisnike dhe humane”, ka thënë Veliu./Llapi.info