Llapi nuk po ndalet. Ekipi i trajnerit, Tahir Batatina e mundi edhe Prishtinën në xhiron e 14-të të Superligës me shifrat 2:0.

Llapanët tashmë ndodhen në pozitën e dytë me 26 pikë.

Batatina deklaroi pas ndeshjes me skuadra e tij e pati shumë të vështirë ta mund Prishtinën.

“Ishte ndeshje e rëndësishme për ne, sepse mbi të gjitha se luajtëm kundër Prishtinës që pa marr parasysh pozitën e saj, ne sot kemi qenë shumë të kujdesshëm dhe të vëmendshëm, sepse kemi të bëjmë me skuadër të mirë me bagazh të mirë futbollistësh. Prishtina ka lojë shumë të bukur dhe unë ju them me sinqeritetin më të madh se më lehtë e kam pasur të mposhtë Trepçën’89 në Mitrovicë se sa Prishtinën në Merdarë. Trajneri i cili ka ardhur në Prishtinë (Sami Sermaxhaj) është t’u bërë punë jashtëzakonisht të madhe dhe Prishtina e meriton të jetë më lartë në tabelë sidomos me lojën që e ka treguar sot. Kurse, Llapi është në seri të mirë, por kemi ende punë për të bërë, por me kalimin e kohës do t’i përmirësojmë gjërat. Ndërsa, sot Prishtinën e mposhtëm pa tre futbollistë më të mirë dhe për këtë i lavdëroj djemtë të cilët e dhënë më të mirën në fushë. Llapi do të vazhdoj të luftoj për kreun e tabelës dhe vetë titullin e kampionit, këtë e kam deklaruar qysh në fillim të sezonit dhe besoj se e kemi dëshmuar si me punë ashtu edhe me rezultate”, deklaroi Tahir Batatina./GazetaOlle